Fenerbace në finalen katërshe të Euroleague

Skuadra turke e Fenerbahce kaloi në kohën shtesë Monaco 80-79 për të siguruar suksesin në ndeshjen e pestë pas barazimit 2-2. Në principatë, ekipi turk arriti të kompletonte një mision që dukej shumë i vështirë duke kaluar në kohën shtesë bardhekuqtë e Obradovic dhe për të siguruar kështu finalet e Berlinit. Pas 5 ndeshjeve shumë të luftuara, Fenerbahce pret biletën e finales katërshe ku do të ndeshet fillimisht me skuadrën e Panathinaikos.