James Rodriguez drejt Man.United; arrihet marrëveshja paraprake me Mourinhon?

James Rodriguez do të jetë nën urdhrat e Jose Mourinhos sezonin e ardhshëm. Kjo është ajo që publikohet në median kolumbiane sipas së cilës futbollisti nëpërmjet agjentit të tij Jorge Mendes ka mundur të gjejë marrëveshjen paraprake me trajnerin portugez të Djajve të Kuq për kalimin e tij në Old Trafford. Vetëm përpara 3 vitesh, Reali i Madridit shpenzoi 80 milionë Euro për të marrë nga Monaco James Rodrigez duke lejuar largimin e Angel Di Marias në drejtim të Manchester United. Një fat të cilin duket se do ta ketë edhe vetë kolumbiani, të cilin Mourinho e pret me krahëhapur në ‘Old Trafford’.

sfidanti.al