Interi po përjeton një periudhë shumë të errët dhe këtë e tregojnë 8 ndeshjet radhazi pa fitore në Serinë A, dicka që nuk ndodhte prej 35 vitesh. Javën e kaular drejtuesit e klubit zikaltër e shkarkuan Stefano Piolin, por edhe kjo lëvizje nuk e ndihmoi Interin të rikthehej te fitorja. Por për ish presidentin e zikaltërve Massimo Moratti, vendimi për të larguar teknikun italian ishte i duhuri. ‘Drejtuesit e rinj të Interit po mundohen të ndërtojnë dicka, por në këtë moment fati nuk është me ta-tha Moratti-grupi dhe personat që punojnë në klub janë seriozë dhe u duhet dhënë kohë. Qëndrimi i Piolit në pankinë do të ishte dicka e kotë. Për mendimin tim, shkarkimi i tij ishte një veprim normal. Nuk do të ishte një shembull i mirë mbajtja e një trajneri që nuk fiton prej 7 ndeshjesh’.
sfidanti.al