Arbitri anglez, Anthony Taylor do të çertifikojë sezonin eksperimantal të Superiores. Më i miri për kampionatin më të dobët, anët e kundërta të medaljes…çfarë ironie. Taylor duket se është njeriu që do të mbulojë gjithë mëkatet e një sezoni të dështuar në shumë aspekte. Mjafton një arbitër me famë ndërkombëtare për t’i dhënë drejtim sezonit të nisur shtrembër që në javën e parë dhe deri në të 36-ën? Me këtë lëvizje, askush nuk ka më guxim të kritikojë vendimin më të dështuar të dekadave të fundit që vrau edhe atë pak garë.
Superiorja në formatin e ri që askush nuk e ka sqaruar nëse është “pilot” apo final, ka rezultuar një kampionat pa nerv, aq sa për dekada nuk ishte parë një “paqe” kaq e madhe mes kundërshtarëve. Askush nuk është nervozuar, ndërsa nga shkallët si me magji është zhdukur presioni e në një situatë normale ky do të ishte një lajm i mirë por në realitetin shqiptar, ky është një lajm i keq. A do të mjaftojë një “Taylor” për t’i fshirë me gomë gabimet e bëra? Nëse vazhdojmë në këtë rrugë, atëherë do të na duhet nga një “Taylor” për sezon.
sfidanti.al