Fshihet Guardiola: Arsenali ka një avantazh në garën për titull

Pep Guardiola ka deklaruar se Arsenal vazhdon të ketë një avantazh të rëndësishëm kundrejt Manchester City-t në luftën për titull në Premier League. Gara për kurorën e kampionatit anglez pritet të vendoset në javën e fundit, me dy ekipet rivale që kanë arritur maksimumin e formës në fazën finale. Topçinjtë përforcuan kreun e renditjes të shtunën me një fitore 3-0 të marrë kundër Bournemouth në “Emirates”. City u kundërpërgjigj me një sukses 5-1 kundër Wolves. Dy skuadrat i ndan vetëm një pikë në renditje, me ekipin e Guardiola-s që ka një ndeshje për të rikuperuar kundër Tottenham-it. Edhe pse ka një ndeshje më pak, Guardiola beson se Arsenal ka një avantazh ndaj skuadrës së tij.

“Duhet të fitojmë në fushën e Fulham-it të shtunën e ardhshme në 13:30, që është gjithmonë e vështirë. Dhe përballja me Spurs nuk është e lehtë. Për shkak të diferencës së golave ne nuk mund të barazojmë. Mënyra si Arsenal-i po luan që nga janari është e pabesueshme”, tha Guardiola.

sfidanti.al