Haleluja! Ka mrekulli me top , por ka edhe mrekulli kur topi nuk është në dukje ! Spanja dhe Italia, dy kundërshtarët tanë në grup, rrezikojnë të përjashtohen nga Europiani për të njëjtën arsye: shteti kërkon të kontrollojë ç‘bëhet me paratë e futbollit! Dhe të kontrollosh paratë e futbollit, sa vijnë, si vijnë e ku shkojnë, është tamam sikur t’i vjedhësh “virgjërinë” UEFA-s…
Çdo shteti tek paratë e “shtetit të futbollit”? Shqipëria edhe për këtë aspekt është e para në klasifikim, siç ndodhi në eliminatore. Këtë leksion e kemi kuptuar me kohë, ndaj ndodhi mrekullia që shteti ynë, me një fjalë Rama, “sakrifikoi nga xhepi” për pagën e Silvinjos. Madje shefat tanë, i plotikes dhe futbollit, shpesh bëjnë “rrokadën ”: ka momente që Rama, bëhet sikur është i pari i futbollit, kurse Duka sikur është ..kryeministër! Ndaj dhe shefat e UEFA-s dhe FIFA –s , Ceferini dhe Infantino, sa herë vijnë në Tiranë, priten më parë në Kryeministri e më pas qasen në zyrat e FSHF-së…
Imagjinoni çfarë “mrekullie” do të jetë nëse Spanja dhe Italia përjashtohen! Ne do të shpallemi pretendentë në grup, nëse deri në ditën që fillon Europiani , nuk zbulohet ndonjë kleçkë edhe për ..Kroacinë !
Sfidanti.al