Zhegrova fantastik në Ligue 1

Edon Zhegrova fantastik. Sulmuesi shqiptar ka realizuar gol të bukur me Lille, në ndeshjen ndaj Lyon, takim ky i vlefshëm për kampionatin francez. Me këtë gol, Zhegrova shkon në kuotën e 6 golave, në 31 ndeshje. Gjithashtu, ai numëron edhe 5 asiste. Me këtë nivel paraqitjesh, për Zhegrovën pritet interesim nga disa klube në verë. Vendimtare do jetë vetë dëshira e tij, pasi ka kontratë me Lille deri në vitin 2026.

sfidanti.al