Një lajm i mirë për Sylvinho-n nga Rusia

Mirlind Daku gjeti përsëri rrugën e rrjetës për skuadrën e Rubin Kazan në Premier LIgën ruse dh vlerësimet për sulmuesin e Kombëtares shqiptare nuk kanë të ndalur. Sulmuesi shqiptar, një nga lojtarët më në formë të kampionatit pasi shënoi për ndeshjen e tretë radhazi me klubin e tij, u shpall pas ndeshjes ndaj CSKA si “Lojtari më i mirë:” i saj nga paneli i ekspertëve të Premier Ligës ruse. Daku ia doli të shënonte në minutën e 92-të të sfidës golin e barazimit përfundimtar 2-2, duke i dhënë Rubn Kazan një pikë të vlefshme në transfertën e vështirë përballë CSKA të Moskës.

sfidanti.al