Xhoshua, Fjuri, Belju, Anglia është qendra e peshave të rënda në boks

Entoni Xhoshua është mbreti i momentit në boksin profesionist të peshave të rënda, por nuk është vetëm ai që pretendon “fronin”. Anglezi mposhti radhazi Vladimir Kliçkon dhe Karlos Takamin, duke zotëruar dy prej brezave të artë të kampionit të botës. Gjithsesi, rivalë ekzistojnë dhe duket se ata janë të gjithë angleze.

Tajson Fjuri është ish-kampioni që pati shqetësime psiqike pas fitores së madhe pikërisht ndaj Vladimir Kliçkos. Ai ka deklaruar se do të kthehet të boksojë dhe se do të shkatërrojë këdo për t’u bërë sërish kampion, “ashtu si Muhamed Aliu”. Përveç tij është edhe Toni Belju që pret të ketë revanshin me anglezin tjetër, Dejvid Hej. Dikur ishin amerikanët që dominonin boksin e peshave të rënda, pastaj erdhi Epoka Kliçko e Vitalit dhe Vladimirit, ndërsa tani janë anglezët.

Sfidanti.al