De Rosi: Nuk luajmë për të dalë në fotografi, meritë e trajnerit!

Daniele De Rosi ka parë shumë me sy. Mesfushori veteran  i Romës mundet të japë një vlerësim për futbollin dhe të bëjë një krahasim me të kaluarën. Në mënyrën e tij, kapiteni bën një koment tipik prej De Rosi dhe prej romani. “Ne nuk luajmë që të dalim në fotografi dhe këto foto t’i vendosim në komodinë, – tha De Rosi, – na duhej një fitore e tillë pasi në fushën tonë nuk kemi qenë shumë të mëdhenj në Champions”.

Më tej, pasardhësi i Totit vlerëson punën e trajnerit De Françesko. “Më pëlqen shumë mënyra sesi po luajmë, – u shpreh De Rosi, – trajneri ka ndryshuar mënyrën sesi i bëjmë presion kundërshtarit dhe këtë vit i kemi bërë presion edhe kundërshtarëve që më parë i prisnim në mbrojtje”. “Edhe në humbje na ka mësuar se cila është rruga e duhur, – vazhdoi ai, – nuk dua të bëj proklamata, por këtu në Romë do të ketë patjetër rezultate. Futbolli është më i vështirë sesa ai për të cilin flitet në bar”.

De Rosi mendon më shumë për kampionatin, pasi siç thotë “është më pranë mundësive tona”, ndërsa “Champions duket ende paksa larg, por ku i dihet, unë jam ndier krenar si romanist edhe kur jemi mundur 1-7 ndaj Mançester Junajtidit”.

Sfidanti.al