Zhoze Murinjo dalë nga dalë po zemërohet. Një trajner ambicioz dhe që nuk i ka aspak qejf kritikat, ai kalon në kundërsulm menjëherë kur i jepet rasti. Pasi kritikoi tifozët e tij, portugezi iu kthye analistëve menjëherë pasi Mançester Junajtid mundi 2-0 Benfikënnë Champions duke iu afruar kualifikimit për në turin tjetër.
“Është më mirë që për ndeshjen të flasin specialistët sesa unë të jap mendimin tim, – tha Murinjo në mënyrën e tij tipike, – specialistët paguhen që të flasin për punën time, ndaj le të flasin”. Gjithsesi, “Mou” nuk ndenji pa e dhënë mendimin e tij. “Unë jam më shumë se i lumtur, – rrëfeu ai, – ne ndryshuam lojtarët, ndërruam dinamikën natyrale të skuadrës dhe aktivizuam një fëmijë nga akademia. Ne shënuam dy gola, nuk pësuam asnjë, tri pikë më shumë, më shumë para për klubin dhe jo dëmtime të rëndësishme. Jam pra, më shumë sesa i lumtur”.
Sfidanti.al