Edhe vetë ai që ndodhet në Vatikan nuk do të jetë mërzitur aspak. Jetojmë në kohë të tjera, ku mund të bëhet shaka edhe me ato që disa i quajnë gjëra të shenjta, dhe një të tillë e ka bërë Federata e Futbollit e Argjentinës (AFA). Pas përfundimit të lumtur të Kupës së Botës, ajo ka botuar një video të krijuar posaçërisht për të uruar festën e Krishtlindjeve dhe ku shfaqet trofeu i artë i Kupës së Botës, një fëmijë që e puth dhe fjalët “Faleminderit Papa Lionel”.
Ky Papë i ri është askush tjetër përveçse Mesi, kapiteni i kombëtares së futbollit që fitoi Botërorin në Katar. Superylli 35-vjeçar ka zënë këtë herë vendin e atij që ne në Shqipëri e quajmë Babagjyshi i Vitit të Ri apo edhe Babagjyshi i Krishtlindjeve, që në Perëndim njihet si Santa Klausi apo Papa Noeli. Kjo video besohet se ka emocionuar 47 milionë banorët e Argjentinës.
Sfidanti.al