Më e keqja duket se është shmagur, edhe pse jo plotësisht. Një tribunë është shembull në një Arenë sportive në Egjipt dhe ka shkaktuar 27 të plagosur, të paktën aq njerëz janë shtruar në spital. Kjo ndodhi në kryeqytetin Kairo, në finalen e Superkupës në basketboll për meshkuj, Al Ahli-Al Itihad. Ndeshja u ndërpre ndërsa Al Itihadi kryesonte bindshëm 66-45 pranë fundit të periudhës së tretë. Lojtarët e të dyja ekipeve shkuan në ndihmë të tifozëve menjëherë pasi u kaloi tronditja fillestare. Sipas policisë egjiptiane, shembja e tribunës ndodhi pas ngjeshjes së tifozëve të Al Itihadit.
Sfidanti.al