Musiala-Kimih, lojtarët më të mirë të Bajernit këtë sezon sipas tifozëve

Një media bavareze bëri një pyetje të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë, si dhe krijoi një sondazh. Cili ka qenë lojtari më i mirë i Bajernit gjatë fazës së parë të sezonit? Pavarësisht nga dështimi i Gjermanisë në Botëror, Bajerni mund të thuhet se është paraqitur mjaft mirë duke kryesuar Bundesligën e duke u kualifikuar me 6 fitore në 6 ndeshje nga grupet e Championsit ku u ndesh me Interin, Barcelonën dhe Plzenin. Në sondazh u vendosën 7 lojtarë që u menduan si më të përshtatshmit për t’u votuar dhe tifozët patën mendim shumë të lartë për dy prej tyre. Numri 1 doli ylli i ri i Gjermanisë, Xhamal Musiala me 57 për qind të votave, ndjekur nga Xhoshua Kimih (foto) me 30 për qind. Kimih mund të cilësohet si kapiteni i ardhshëm i ekipit Të tjerët ishin shumë të shkëputur pasi Nojer mori 3 për qind, Tomas Myler 2 për qind, po aq sa Sadio Mane, ndërsa francezi Upamekano u vlerësua më mirë me 5 për qind.

Sfidanti.al