Gjendja e tij është e rënduar, siç mësohet edhe nga stafi mjekësor. Mund të ndodhë e keqja edhe me një “Gjysmë Perëndi” të futbollit dhe Pele duket se e ka shumë pisk nga ana shëndetësore. Tashmë i shtruar prej javësh në spital në Sao Paulo, ish-ylli i madh i Brazilit po vuan përkeqësimin e situatës me tumorin që po prek më shumë zemrën dhe veshkat. Edhe djali i Pelesë ka mbërritur në spital, aty ku ndodhej që më parë vajza e tij, Keli Nashimento, dhe që thotë se “nuk kam ndërmend që ta lë vetëm”. Familja kaloi Krishtlindjet pranë shtratit të njeriut të shtrenjtë. Peleja pati operacion për kancerin në shtyllën kurrizore në shtator 2021, ndërsa është shtruar në spital që nga 29 nëntori.
Sfidanti.al