Lajmet nga Mynihu janë që Matis Tel po lë përshtypje të mëdha në stërvitje, po krijon një impresionim të vërtetë tek stafi teknik. Mediat bavareze po e quajnë “djali i mrekullive”, dhe duket se 17-vjeçari e ka shfrytëzuar më së miri fazën përgatitore gjatë Kupës së Botës (ku ai nuk mori pjesë). Gazetari gjerman Maksimilian Koh shkruan se “Teli mund të jetë e papritura e bukur e gjysmës së dytë të sezonit, dhe tek Bajerni janë shumë të lumtur me të”. Trajneri Nagelsman e mendon si lojtar krahu, që të luajë si Sadio Mane apo Koman, por mund të jetë i detyruar ta përdorë si “Numër 9”. Duket se Bajerni po e gjen sulmuesin e së ardhmes, por për fatin e keq të futbollit gjerman, ai është francez.
Sfidanti.al