“Transfuzion gjaku” për Italinë që mundet lehtë në Portugali

Vetëm dy lojtarë ishin në fushë nga sfida e parë e Ligës së Europës, barazuar 1-1 ndaj Polonisë. Italia që u hodh në fushë ne Lisbonë nga trajneri Roberto Mançini ishte si një njeri në “transfusion gjaku” 90 për qind dhe kjo u ndje. Portugalia fitoi 1-0 me gol të shënuar nga milanisti Andre Silva në 48’, por duket se Mançini e mendon Ligën e Kombeve si një turne miqësoresh, ku duhet të bëjë eksperimente.

Portieri Donaruma dhe mesfushori Zhorzhinjo ishin të vetmit që ruajtën formacionin në krahasim me duelin ndaj polakëve. Portugezët nuk e ndjenë aspak mungesën e kapitenit të tyre, Kristiano Ronaldo, po ashtu nuk qe e nevojshme që të sforcoheshin shumë për të fituar. Dominuan pjesën e parë dhe patën raste, ndërsa portieri portugez, Rui Patrisio nuk bëri asnjë pritje për të qenë. “Bëmë shumë gabime, – tha Mançini pas ndeshjes, – për të fituar ndeshjet, duhet të shënojmë gola”.

Sfidanti.al