Tifozët italianë kanë më shumë besim: Mund ta fitojmë Europianin

Pa nisur mirë kampionati, edhe pse Të Kaltrit kishin luajtur mirë në eleminatore, publiku nuk është se kishte ndonjë bindje të madhe për suksesin e djemve të atdheut të tyre. Gjithsesi, kjo ka ndryshuar. Pasi Italia e Roberto Mançinit e kaloi fazën e grupeve madje me 3 fitore dhe duke luajtur shumë mirë, tifozët janë “ngrohur”. Nga 40 për qind që ishin para Europianit, tani ata janë 53 për qind që besojnë se skuadra e zemrës mund ta fitojë kupën. Besohet ndihmon edhe fakti se çerekfinalet duken pranë sepse luhet ndaj Austrisë. Gjithsesi, ka rritje ndër italianët edhe besimi se Europianin mund ta fitojë Franca, gjë që e besojnë 16.3 për qind, ndërsa Anglia dhe Gjermania kanë humbur kuotë. Italia nuk e fiton Europianin që nga viti 1968, ndërsa në 2000 e 2012 humbi finalen.

Sfidanti.al