Çfarë nuk shkon në bisedimet mes Barcelonës dhe Mesit?!

Diçka vërtet nuk është duke ecur siç duhet edhe pse nga të gjitha anët fjala “optimizëm” thuhet me inflacion të plotë. Lionel Mesi dhe Barcelona ende nuk janë marrë vesh për rinovimin e kontratës, ndërsa sipas asaj që dimë, akordi i tanishëm përfundon pas 4 ditësh, në 30 qershor. Kapiteni katalanas ndodhet me Argjentinën në Kupën e Amerikës, ndërsa media “Kadena Ser” sqaron se nuk është problemi tek firma, ajo do të ishte shumë e lehtë për t’u vënë, por palët nuk janë marrë vesh. Nuk qenka problem as rroga sepse Leo qenka gati për ta ulur atë, por gjithsesi janë disa pika në kontratë që ndoshta kanë të bëjnë me mënyrën e pagesës, si dhe për detyrimet e klubit për të pasur një skuadër të fortë për të fituar trofe në të paktën 2 sezonet që Mesi mund të vazhdojë të luajë aty. “Kadena Ser” sqaron me gazetarin Manu Karrenjo se situata mbetet optimiste, dhe se pritet të ketë kontratë të re, por gjithsesi ende nuk është gjetur gjuha e përbashkët.

Sfidanti.al