“Të tharë” për futboll, Siti-Arsenal thyen rekordin e 3 viteve të shikueshmërisë!

U provua në Bundesligë, dhe u përsërit në Premier Ligë. Sesa i rëndësishëm është futbolli për publikun sot u vu re qartë kur u publikuan shifrat e shikueshmërisë së ndeshjes së madhe të ditës së parë të rikthimit, Mançester Siti-Arsenal. Mediat britanike shkruajtën se Skaj Sportin e ndoqën 2.6 milionë shikues, duke thyer rekordin e vendosur në janar 2017, kur derbi i Anglisë, Mançester Junajtid-Liverpul i ndoq nga 2 milionë shikues. Sipas informacionit, 75 për qind e shikuesve zgjodhën variantin me zhurmën artificiale të publikut, për të krijuar një atmosferë më të vërtetë futbolli.

Sfidanti.al