Jo vetëm “i keqi”, Toni Shumaher kampion i Europës me dorë të thyer!

Portieri krenar i Gjermanisë Perëndimore do të mbahet mend përjetë për ndërhyrjen e tij kung-fu ndaj Batistonit të Francës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës në Spanjë në 1982, një goditje e nivelit gati kriminal, që e nxorri nga loja mbrojtësin francez, por që nuk u ndëshkua as me goditje dënimi dhe as me karton të verdhë. Gjithsesi, Harald “Toni” Shumaher dotë mbahet mend edhe për diçka shumë më të mirë, për mënyrën sesi luajti dhe fitoi finalen e Kampionatit Europian në 1980, në “Olimpiko” të Romës ndaj Belgjikës.

Numri 1 i Këlnit dhe i “pancerëve” rrëfen sot se kishte pësuar një dëmtim të rëndë në stërvitje para finales. “Krisa dorën, – thotë Shumaheri, – por nuk i thashë askujt, sepse doja të luaja finalen. Thirra mjekun tim nga Këlni, ai më bëri injeksion dhe ma lidhi rëndshëm dorën”. Për fat, finalja shkoi mirë dhe “monstra e gjuajtjeve me kokë” Harald Hruberi i Hamburgut shënoi dy gola në fitoren 2-1. “Në pushim, mjeku ma rregulloi edhe një herë dorën, – tregon portieri, – nëse do të kishim humbur finalen nuk do t’ia kisha thënë kujt se çfarë problemi kisha pasur”. Shumaher thotë se kombëtarja ishte “e zjarrtë” sepse asnjë lojtar nuk kishte fituar asgjë, ndërsa “ëngjelli biond” Bernd Shuster, shkëlqeu në moshën 20-vjeçare.

Sfidanti.al