Nuk është se ka bërë ndonjë krim, por gjithsesi është treguar i pakujdesshëm, duke shkaktuar diçka që mund ta shpërqëndrojë atë dhe shokët e skuadrës në prag të ndeshjes së parë të Mançester Junajtidit në Premier Ligë, pas më shumë se 3 muajve. Pol Pogbasë iu bllokua makina e tij Rolls Rojs, ndërsa policia e ndaloi sepse ai kishte targa franceze në mjet. Kjo, pasi ai u largua nga aeroporti i Mançesterit, e mesa duket francezi ka shkelur rregullat në Britaninë e Madhe.
Ligji thotë se makinat e huaja që kanë qenë në vend më shumë se 6 muaj në një vit, duhet të kenë targa vendase. Policia e mori Pogbanë në makinë, dhe i mori Rolls Rojsin, i cili duhet të ndërrojë target, ndërsa kampioni i botës me gjasë duhet të paguajë edhe një gjobë. Mançester Junajtid luan sot në orën 21:15 në fushë ne Totenhemit në Londër, ndërsa synon të arrijë në katërshen e parë të renditjes, për t’u kualifikuar për në Champions.
Sfidanti.al