Ta harrojmë “sherrin” Mbape-Dembele; Franca është me fat që i ka!

Kombëtarja e gjelave këto kohë ka një tepri sulmuesish, pasi kry brez ka pasur “prodhim të madh”. Ne e dimë se çdo të thotë Karim Benzema për Francën, edhe pse nuk luajti për disa vite si i përjashtuar, po ashtu sesa i zoti ka qenë Antuan Grizman dhe mund të jetë prapë. Le të mos harrojmë “bishën e vjetër” Olivie Zhiru, por gjithsesi dy më të talentuarit në llojin e vet janë Kilian Mbape dhe Usman Dembele. i pari luan për Paris SG dhe i dyti për Barcelonën. Mbape ka statistika më të mira me 229 gola e 127 asistë në 337 ndeshje zyrtare deri tani, ndaj 58 golave e 62 asisteve të Dembelesë në 256 ndeshje. Gjithsesi, nuk duhet harruar se ky i fundit e kishte shkuar veten kot dhe vetëm tani është kthyer në formë me trajnerin Ksavi. Duhet të themi vetëm që Franca është shumë me fat që i ka.

Sfidanti.al