Gjokoviç po stërvitet sikur do të lejohet të garojë në US Open

Për momentin nuk mundet ta bëjë, pasi rregullat në SHBA janë të tilla që askush i pavaksinuar plotësisht ndaj koronavirusit nuk mund të hyjë në vend. Novak Gjokoviç, që nuk është aspak i vaksinuar, është i ndaluar, dhe madje gjendja po vështirësohet sepse Kovidi është rritur si epidemic në Amerikë. Gjithsesi, tenisti serb, kampion në fuqi i Uimbëlldonit, po përgatitet për të qenë gati nëse do të lejohet të marrë pjesë në US Open. Flitet për Grand Slemin e fundit të vitit, dhe Nole do të donte të konkurronte për të synuar titullin e 22-të në këto nivele, aq sa Rafael Nadal. Gjokoviç nuk u lejua në Australian Open në janar, ku Nadali doli kampion.

Sfidanti.al