NBA mbylli edicionin e rregullt dhe pikërisht në ndeshjen e fundit Stefën Kërri arriti të dilte në vendin e parë të renditjes së shënuesve më të mirë. Ai realizoi 46 pikë për Golden Stejtin ndaj Memfisit, duke lënë pas Bredli Bilin e Uashingtonit. Jo vetëm kaq, por Kërri bashkohet me yje të tillë si Karim Abdul Xhabar, Majkëll Xhordan e Uilt Çembërlen si fitues i më shumë se një titulli në NBA (3), të Lojtarit më të mirë të sezonit (2) dhe të shënuesit më të mirë të sezonit (2). Ai bashkohet me Majkëll Xhordanin si të vetmit që kanë fituar titullin e shënuesit më të mirë në moshën 33 vjeç e më lart.
Kërri pati mesataren 32 pikë për ndeshje ndaj 31.3 për Bilit, ndërsa pas tyre u renditën Damien Lilard, Zhoel Embijd dhe Janis Antetokumbo. Jo vetëm kaq, por Kërri ishte edhe shënuesi i më shumë koshave për 3 pikë në 2020-2021, me plot 337 të tillë. Ai është mirë edhe në topat në tabela për ndeshje (5.5) dhe asistët (5.8). Stef vlerësohet si lojtari i pestë më i mirë i NBA-së këtë edicion, ndërsa në plej in do të ndeshet me Lebron Xhejmsin. Dikur, ata ishin përballë nëpër finalet për titull, por sot duhet të luftojnë për vendin e 7-të në Konferencën Perëndimore.
Sfidanti.al