Skocia për Mançinin si për heroin e saj: Na shpëto ti Roberto, shpresa finale!

Në historinë e malësorëve të veriut të ishujve britanikë ka ekzistuar një hero që quhej Robert Brus apo “Robert the Bruce”, i cili u bë i famshëm sepse luftoi me sukses ndaj pushtuesve anglezë. Sot, mediat skoceze i bëjnë jehonë Robertit, por tashmë një heroi tjetër që shpresojnë të jetë i tillë për ta, Roberto Mançinit, trajnerit të Italisë. E përditshmja “Nejshënël” (The National) ka në foton e madhe pikërisht fytyrën e Mançinit të veshur si dikur Brusi, ndonëse me fanelën e Italisë poshtë armaturës. Në titull shkruhet: Na shpëto Roberto, ti je shpresa jonë FINALE! Më pas, komenti vazhdon me fjalët se “ne nuk mund t’i durojmë edhe 55 vjet të tjera që të na çajnë kokën për këtë!” Fjala është për finalen e Europianit, Angli-Itali, dhe skocezët nuk duan në asnjë mënyrë që të fitojnë anglezët.

Sfidanti.al