Nagelsmani dhe Bajerni, kur edhe trajneri bën sprint me lojtarët

Është ende mjaft i ri, 33 vjeç, dhe ndonjëherë i duket vetja sikur është ende në vitet e fundit të karrierës. Julian Nagelsmani në të vërtetë është trajner, madje ka filluar punën tek Bajerni, veçse mosha e re dhe forma fizike e lejon që të kapërcejë “barrierat”. Së fundmi, ai u vendos në start bashkë me lojtarët e tij që po bënin disa vrapime të shpejta. Një trajner që bën sprinte nuk kishte ndodhur kurrë tek Bajerni. Ishte një seancë me nga 4 vrapime të shpejta 15-metërshe, ndërsa kjo duhej përsëritur 10 herë gjithsej. Nagelsmani u rreshtua në një nga seancat duke kompletuar 4 vrapime 15-metërshe, dhe ndonëse doli i fundit, sërish nuk ishte shumë prapa lojtarëve. Asistenti i tij, Dino Topmëler bëri më shumë, 8 vrapime të tilla. “Unë jam ende i ri dhe nuk dua që të jem autoritet, kurrë nuk e kam bërë këtë gjë”, – tha Nagelsmani.

Sfidanti.al