“Sirenat” për Alabën: Reali, PSG e Siti arrijnë nga 11 në 15 milionë euro në vit!

Mbrojtësi austriak është një nga më të diskutuarit në futboll këtë edicion, ndërsa e ka bërë të qartë publikisht se nuk do të rinovojë kontratën me Bajernin. David Alaba, sipas mediave spanjolle dhe franceze, ka biseduar me Realin e Madridit, por edhe me Paris SG për të kuptuar synimet dhe ofertat e tyre. Mësohet se madrilenët japin 11 milionë euro në sezon, plus një shifër si “pajë” që do t’i jepet futbollistit dhe agjentit të tij, Pini Zahavi. Oferta e Paris SG pritet të jetë më e madhe, ndonëse në Madrid besojnë se Alaba do të vlerësojë më shumë aspektin sportiv, sepse dëshiron të veshë fanelën “merenges”. Gjithsesi, në garë është edhe Mançester Siti që, sipas mediave, jep 15 milionë euro në sezon. Alaba mbush 29 vjeç në verë dhe është në formë shumë të mirë, ndaj edhe është shumë i kërkuar.

Sfidanti.al