Mohamed Salah do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Tokios këtë verë. Trajneri i skuadrës U23 të Egjiptit, Shaëky Gharib e ka përfshirë në listën paraprake të futbollistëve të grumbulluar që do të luajnë në turneun e futbollit të kompeticionit më të rëndësishëm sportive. Cdo kombëtare ka të drejtë të përfshijë nmë skuadët 3 lojtarë profesionistë pa kufi moshe dhe Salah do të jetë te përfaqësuesja egjiptiane.
Egjipti ende nuk ka folur me drejtuesit e Liverpoolit për këtë vendim sipas ‘Daily Mail’. Skuadra kampione e Anglisë do të jetë pa sulmuesin 28 vjecar për një pjesë të mirë të vitit dhe kjo përbën një problem për trajnerin Jurgen Klopp që e ka egjiptianin elementin më të mirë të skuadrës.
Lojërat Olimpike të Tokios do të zhvillohen në 23 korrik-8 gusht, ndërsa Premier League është parashikuar të nisë në fillim apo në mes të gushtit. Në këtë mënyrë, Salah do të humbasë fazën përgatitore dhe fillimin e sezonit të ri në Premier League me egjiptianin që pas kthimit nga Lojërat Olimpike do të ketë nevojë për një periudhë pushimi dhe për të rigjetur formën më optimal për të përballuar një kampionat si ai anglez.
Sfidanti.al