Si mund ta harronte Spanja, 1 minutë heshtje për vajzën e Luis Enrikes!

Mbajti zi e gjithë botë, me dedikimin e veçantë të tifozëve të Romës. Vajza e Luis Enrikes, Hana, e shuar në moshën 9-vjeçare, mallëngjeu krejt futbollin e rruzullin, dhe më shumë se kushdo nderimin e kujtimit të saj e kishin detyrim lojtarët dhe stafi i kombëtares së Spanjës. Detyra e fundit e Luis Enrikes ishte pikërisht ajo e trajnerit të “furive të kuqe”, nga e cila u largua fillimisht përkohësisht, dhe pastaj dha dorëheqje përfundimisht, për shkak të sëmundjes së vajzës.

Kombëtarja, nën drejtimin e trajnerit Robert Moreno, mbajti një minutë heshtje në kujtim të Hanës, përpara sesa të fillonte seancën e parë stërvitore për ndeshjen eleminatore të radhës në Euro 2020. Spanja do të luajë të premten ndaj Rumanisë dhe të dielën ndaj Ishujve Faroe.

Sfidanti.al