Salihamixhiçi nuk i kishte harruar kritikat e Levandovskit!

Në punën e tij është i paarritshëm, por kuptohet nuk mund të bëjë çdo gjë. Robert Levandovski është “bomberi i Bundesligës”, veçse jo specialisti i transferimeve, diçka për të cilën tek Bajerni paguhen drejtori sportiv, Hasan Salihamixhiç dhe shefi ekzekutiv, Karl-Hajnc Rumenige. Gjithsesi, sulmuesi polak e shprehur haptazi dëshpërimin e tij që përforcimet nuk po vinin në skuadër, diçka që e bëri dy herë, gjatë turneut në SHBA, dhe pas humbjes së Superkupës së Gjermanisë ndaj Dortmundit.

Fillimisht, drejtuesit u takuan me “Levën” dhe e qetësuan, duke i treguar diçka nga planet e tyre. Më pas, tabloja u bë e qartë, pasi bavarezët morën gjithsej 6 përforcime, Lukas Hernandezin (80 milonë euro), Benzhamen Pavarin (35), Fite Arpa (3), Mikael Kuisons (12), Ivan Perishiç (5) dhe Filip Kutinjon (huazim me 8.5 milionë euro pagesë). Salihamixhiç nuk i kishte harruar kritikat e hapta të polakut, dhe drejtuesi boshnjak ia than ë sy sulmuesit. “Nuk ka nevojë të shqetësohesh për punën time ose të Rumeniges, – ishin fjalët e tij, – dhe nuk ka nevojë të komentosh publikisht. Secili prej nesh e di vetë punën e tij”. “Brazo” (Salihamixhiçi) deklaroi se Levandovskit nuk i pëlqeu kritika, por e kuptoi atë.

Sfidanti.al