Edhe një “monument” i madh i sportit do të rrëzohet përtokë. Virusit nuk mund t’i bëjë ballë as Turi i Francës, krenaria e çiklizmit francez dhe botëror, i cili do të duhej të fillonte në 27 qershor në Nisë. Gjithsesi, ky ishte plani sepse realiteti do të jetë ndryshe, gara e madhe franceze, “Le Grande Boucle” nuk do të zhvillohet, dhe humbja financiare pritet të shkojë në 200 milionë euro. Do të ketë ndikim të madh edhe tek çiklistët, të cilët nuk kanë pagat e futbollistëve apo të yjeve të NBA-së, por po ashtu tek punonjësit e skuadrave, te organizatorët dhe punonjësit e tyre, si dhe tek turizmi francez, e sidomos tek qytetet ku Turi ishte parashikuar të kalonte. Natyrisht, nuk do të jetë hera e parë, por hera e parë që do të kushtojë kaq shumë. Në kohën e luftërave botërore, sporti nuk ishte një biznes i tillë si tani.
Sfidanti.al