Shqipëria e Zvicra bashkë në Vitin e Ri të familjes Xhaka!

Ata u mblodhën në Zvicër, vendin ku familja ka zgjedhur prej dekadash për të jetuar. Xhakajt ishin bashkë, prindër e fëmijë (tashmë burra). Babai Ragip, nëna Elmaze, ishin bashkë me djemtë Taulantin e Granitin, njëri i kombëtares së Shqipërisë dhe tjetri i Zvicrës. Me ta, edhe shoqja e Granitit, Leonita, ndërsa mungonte vetëm motra e tyre, e cila me siguri duke qenë e martuar, ka festuar me familjen e saj.