Një tjetër emër i madh i sportit dhe i botës interiste doli kundër Mauro Ikardit, në sfidën që ish-kapiteni po i bën klubit të tij. Bëhet fjalë për vetë “madhërinë” e tij, Valentino Rosi, një nga legjendat më të mëdha të motoçiklizmit, që shigjetoi sulmuesin argjentinas në një mënyrë origjinale.
Ideja ishte e shoqes së tij, Françeska Sofia Novelo, që ata të dy të imitonin çiftin Ikardi-Uanda. E dashura e Rosit u vesh si Uanda, ndërsa të dy pozuan siç kanë bërë disa kohë më parë, Ikardi dhe gruaja e tij. Gjithsesi, Valentino kishte veshur fanelën zikaltër, ndërsa fotoja e hedhur në instagram ishte përpunuar duke vendosur emrin Uanda, poshtë figurës së Françeskës, dhe me fytyrën e Ikardit në sfond. “Kur Interin e ke në zemër”, – ishte mesazhi i Valentino Rosit për interistin e sotëm, Mauro Ikardi, por që ka 1 muaj që nuk luan.
Sfidanti.al