Rajan Gigs jep këshillën; Solskjaer të qëndrojë te Mancester Junajtid

Ole Gunar Solskjaer duhet të konfirmohet në pankinën e Mancester Junajdid. Kjo është ajo që ka deklaruar Rajan Gigs gjatë një turneu në Afrikën e Jugut ku prezantoi trofeun e Ligës së Kampioneve

‘Në këtë moment nuk shoh ndonjë trajner më të mirë se Solskjaer-tha Giggs për AFP-rekordi që është arritur me të në pankinë në kampionat është dicka fenomenale. Është një ligë e vështirë dhe ajo që ka bërë ai është impresionuese’

Solskjaer e mori drejtimin e Mancester Junajtid në muajin dhjetor pas shkarkimit të Zhoze Murinjos. Me të në pankinë, Djajtë e Kuq u transformuan krejtësisht dhe tani e shohin veten në vendin e katërt në klasifikim me vetëm 3 pikë më pak se Totenhemi në vendin e tretë. Sfida e radhës e Mancestetr Junajtid është ajo që do të luhet në parkun e Princave me Paris Sën Zhermenin në Ligën e Kampioneve me skuadrën angleze që ka një detyrë shumë të vështirë; të përmbysë humbjen 0-2 të ndeshjes së parë për më tepër me mungesa të shumta.

sfidanti.al