Stadiumet spanjolle dominojnë dhe në financa; Barca e Real Madrid, sa të ardhura

Spanja po shfaqet dominuese edhe në financat nëpërmjet Barcelonës dhe Realit të Madridit. Dy gjigandët e La Ligës janën ato që kanë siguruar të ardhurat më të larta nga stadiumet e tyre Camp Nou e Santiago Bernabeu ditët e ndeshjeve për sezonin 2017/2018. Ky është raporti i Deloitte sipas të cilit në vendin e parë qëndron pikërisht skuadra kampione e Spanjës, Barcelona me 144.8 milionë Euro e ndjekur nga Reali i Madridit me 143.4 milionë, ndërkohë që në vendin e tretë qëndron Mancester Junajtid me 119.5 milionë Euro të përfituara nga Old Trafford.

Pas Djajve të kuq qëndron një tjetër skuadër e Premier Leagyues, Arsenali me 111.6 milionë Euro të fituara nga Emirates Stadium i ndjekur nga Bajerni i Mynihut me 103.8 milionë Euro të ardhura nga Allianz Arena. Pas kampionëve të Gjermanisë, te 10 klubet me më shumë të ardhura nga stadiumet janë edhe Paris sën Zhermeni, Liverpuli, Totenhemi, Celsi dhe Mancester Siti.

sfidanti.al