Shampanjë në timon, përjashtohet ylli i ekipit anglez të femrave!

Quhet Medlin Rajt (Madelene Ëright) dhe është futbolliste në profesion. Gjithsesi, për këtë angleze 22-vjeçare gjërat në karrierë nuk duket se po shkojnë mirë pasi për herë të dytë u përjashtua nga skuadra për shkak të sjelljes. Në rrjetet sociale dolën video të lojtares së Çarltonit duke pirë shampanjë, ndërsa ishte në timonin e makinës së saj të shtrenjtë Rejnxh Rover, e po ashtu duke “thithur gaz” (besohet oksid nitriumi, që të jep efekte euforie). Klubi i Çarltonit pasi bëri një hetim vendosi ta përjashtonte Medlinën. Edhe më parë, ajo pati probleme duke u përjashtuar nga Miluolli, pasi u filmua duke i dhënë makinës, ndërsa kishte vendosur në timon qenin e saj. Trille rinie dhe njerëzore, por që në një vend si Britania e Madhe nuk kalojnë aq lehtë, sidomos për njerëz publikë.

Sfidanti.al