Sari shpon De Laurentisin: Ai nuk më mungon, kurse unë atij po!

Trajneri i ri i Çelsit, Mauricio Sari, thotë se ai, sikurse duket, po i mungon presidentit të Napolit, Aurelio de Laurentisit, se ky i fundit po “vuan nga malli” për të. De Laurentisi në një deklaratë që bëri vuri në dukje se Sarit gjatë qëndrimit trevjeçar te Napoli iu plotësuan të gjitha kërkesat, kurse ai, si shpërblin, nuk dha asgjë, pra nuk fitoi asnjë trofe.
“De Laurentisi flet per mua, sepse unë i mungoi atij. Por, deri tani, ai nuk më ka munguar mua. Është e vërtetë se ne nuk fituam asgjë te Napoli, por ne vendosëm një rekord të ri të klubit, grumbulluam 91 pikë në një sezon dhe u kualifikuam dy herë për në Ligën e Kampioneve. Mendoj se Napoli duhet të jetë krenar për këto rezultate. Ne u ballafaquam me dinjitet me Juventusin, një klub që ka fituar gjithçka gjatë viteve të fundit në Itali”, tha Sari.
Sfidanti.al