Futbollistet femra të Kinës i shpartalluan homologet e vet të Taxhikistanit me rezultat mëse të thellë 16-0 në Lojrat Aziatike, por qendrën e vëmendjes e zuri vetëm një futbolliste.
Pjesëtarja e përfaqësueses së Kinës, Vang Sanshan, shënoi nëntë gola në 11 goditjet që ajo bëri në drejtim të portës kundërshtare dhe këta gola ajo i shënoi gjatë vetëm 29 minutave.
Sanshani hyri në lojë si zëvendësuese nga stoli i rezervave në min. e 64-t të ndeshjes, ndërkohë që gjyqtari e shtoi atë me tri minuta dhe ja ku bënë 29 minuta!
Sfidanti.al