Rreziku i dytë duket shumë më pak i mundshëm që të ndodhë, por gjithsesi ku i dihet. Nga Italia lajmërojnë që Juventusi mund të flaket jashtë Serisë A, nëse nuk vërteton me dokumenta se do të braktisë Superligën Europiane. Ekziston dyshimi se 12 klubet e përfshira në projektin e braktisur nuk kanë hequr dorë nga synimet e tyre, dhe se kanë kontrata që i detyrojnë të mbeten pjesë e Superligës.
Gjithsesi, ka edhe një rrezik më të mundshëm që është gjithashtu i madh, mbetja jashtë Championsit për sezonin e ardhshëm. Në një rast të tillë, llogaritet se Juventusi do të kishte 90 milionë euro humbje, një katastrofë duke pasur parasysh edhe krizën e koronavirusit dhe dështimin e projektit të Superligës. Trajneri Pirlo është i sigurt si i shkarkuar, ndërsa Kristiano Ronaldo me shumë gjasë do të largohej, në rast mos kualifikimi në Champions, pasi nuk është i interesuar të luajë në Ligën e Europës.
Sfidanti.al