Ronaldo jashtë ekipit, “komplot” ndaj portugezit dhe në Itali?!

Agjencia ndërkombëtare për statistikat futbollistike, OPTA, ka zgjedhur ekipin më të mirë të deritanishëm të Serisë A dhe, për habi, në të mungon Kristiano Ronaldo i Juventusit. Me të vërtetëështë e habitshme, sepse Ronaldo, qëkur u transferua verën e kaluar nga Reali i Madridit për te Juventusi, po luan shumë mirë dhe momentalisht është golashënuesi më i mirë i Serisë A me 19 gola.

Megjithatë, sikurse duket, kjo nuk mjaftoi që ai të gjendej në ekipin ideal të pjesës së deritanishme të Serisë A. Sidoqoftë, veç Ronaldos, në këtë ekip ideal mungon edhe Dibala, madje edhe Ikardi dhe Kulibali.

Sfidanti.al