Lukaku lavdëron Solskjerin, por trajneri duket e ka jashtë liste

Mediumet anglezë bëjnë të ditur se Romelu Lukaku ndodhet te dera e daljes së Mançester Junajtidit. Thuhet se pavarësisht nga ndeshja e fundit mes Kristal Pallasit dhe Junajtidit (1-3), në të cilën Lukaku shënoi dy gola, krerët e “djajve të kuq” nuk janë shumë të kënaqur nga loja e këtij futbollisti belg 25-vjeçar, për të cilin thuhet se ai do të largohet në fund të sezonit.Dëshira e tij është vajtja te Juventusi.

Lukaku, sikurse qarkullojnë zërat, është tifoz i madhi Juves dhe me këtë rast gazeta “San” shkruan: “Nëse Lukaku do të vendosë që gjatë verës të largohet nga Junajtidi, ai me siguri do të shpërngulet për te Juventusi, sepse atij i pëlqen shumë Kristiano Ronaldo, me të cilin ai (Romelu) ka dëshirë që të luajë. Edhe nëse ai e humbet vendin te Juventusi, ai me siguri që do të gjejë vend në një ekip tjetër të madh si psh. te Juvja. Me të vërtetë, vera e ardhshme  do të jetë një verë eksituese”.

Sfidanti.al