Edhe i pëlqen të provojë një aventurë tjetër dhe shumë të madhe, edhe ndjen një lloj përgjegjësie për ekipin ku ndodhet dhe që përfaqëson qytetin e lindjes. Kilian Mbape duket se nuk e ka të lehtë që të vendosë për të ardhmen, ndonëse është futbollisti më i kërkuar i momentit. Sulmuesi i Paris SG deklaroi vërtet në dy intervista se verën e kaluar deshi të shkonte tek Reali i Madridit, dhe se drejtuesit e klubit luajtën një rol aspak për t’u pasur zili. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se 22-vjeçari e ka ndarë mendjen për të ikur me patjetër. “Asnjëherë nuk i dihet në futboll, – thotë ai, – e djeshmja nuk mund të jetë patjetër e sotme, dhe e sotmja nuk mund të jetë patjetër e nesërmja”. Pra, Mbape edhe mund të ikë tek Reali, edhe mund të qendrojë tek PSG-ja. Klubi francez, sipas lajmeve nga Parisi, i ka bërë një propozim për kontratë 2-vjeçare dhe thuhet se një pjesë e njerëzve të kampionit të botës e kanë me sy të mirë. Të shohim se çdo të ndodhë pas 1 janarit 2022.
Sfidanti.al