“Furitë e Kaltra” të Italisë kanë besim ndaj “Furive të Kuqe” të Spanjës!

Luhet një ndeshje e rëndësishme, edhe pse në një konkurrim fare të ri, dhe pa famën e Europianit apo të Botërorit. Gjithsesi, Itali-Spanjë sonte në “San Siro” është gjysmëfinale e Ligës së Kombeve, trofeu i tretë për nga rëndësia në kontinent. Mediat italiane i quajnë me dashuri idhujt e tyre si “Furitë e Kaltra”, një lloj krahasimi me epitetin “Furitë e Kuqe” që e kanë spanjollët. Pritet që të luhet me Insinjen si “9 false” dhe me Kiezën. Në Itali thonë se më në fund ekipi nga Apeninet e ka kaluar kompleksin e inferioritetit dhe periudhën e tmerrshme kur vuante shumë nga spanjollët, siç ndodhi në vitet 2008-2012 kur “furitë e kuqe” fituan gjithçka, dy Europianë dhe një Kupë të Botës. Trajneri Roberto Mançino thotë se “duam që të fitojmë ndaj Spanjës, ndërsa tani kemi më shumë besim tek vetja”. i ngacmuar për një humbje të mundshme, Manço përgjigjet: “Po, por pas dhjetorit 2022”.

Sfidanti.al