Një patriot i tij i dikurshëm u nis nga Porto dhe veshi fanelën bardhekuqe në Madrid. Ndoshta Zhoao Feliks mund të shkojë në të njëjtin destinacion si Paulo Futre, ish-ylli i Portos që luajti për 6 sezone tek Atletiko. Talenti 19-vjeçar i Benfikës, i vlerësuar në 120 milionë euro, ka admirues të shumtë, mes të cilëve Juventusi (ku thuhet se e sponsorizon Ronaldo), Reali i Madridit, Juventusi, Mançester Siti apo Mançester Junajtid, veçse atij i duket shpejt një lëvizje e tillë.
Në moshën 19-vjeçare, Feliksi mund të zhvillohet dhe të luajë për Atletikon nën drejtimin e Simeones, sidomos tani pas largimit të disa lojtarëve kryesorë, mes të cilëve edhe Lukas Hernandez apo Antuan Grizman. Nga Portugalia thuhet se Benfika nuk do ta lëshojë, ndërsa Feliks u shpreh për faqen e klubit se “jam i lumtur këtu, jam mirë dhe e dashuroj këtë skuadër”.
Sfidanti.al