E marta do të jetë një ditë që nuk do të harrohet lehtë në ambientet e Milanit. Trajneri xhenaro Gatuzo dha dorëheqjen nga posti i tij duke konfirmuar zërat që kishin filluar të qarkullonin në media
‘Të marrësh vendimin për t’u larguar nga Milani është e vështire, por është një vendim që duhej ta merrja-tha Gatuzo për ‘La Repubblica’-zgjedhja ime është e vuajtur por e menduar mjaft mirë. Heq dorë nga kontrata ime 2 vjecare, sepse historia ime me Milanin nuk do të mund të jetë kurrë e lidhur me paratë’
Kontrata e Gatuzos skadonte në qershor të 2021 dhe ai mund të përfitonte 5.5 milionë Euro në vit nga kuqezinjtë për dy vitet e mbetur, por 41 vjecari preferoi të heqë dorë, por kërkoi që stafi i tij të dëmshpërblehet.
Gatuzo vendosi të lërë pankinën e Milanit ndoshta sepse pa që puna e tij nuk u vlerësua sa duhej nga drejtuesit e klubit, por edhe për ,linjën që do të ndjekë Milani. tashmë duket se kuqezinjtë janë të orientuar drejt shitjes së lojtarëve dhe sjelljes në skuadër futbollistë nën 25 vjec dicka që dukej se nuk i shkonte për shtat Gatuzos.
Tani ajo që mbetet për t’u përcaktuar është e ardhmja e trajnerit italian që mund të jetë te Roma nëse Gasperini do të qëndrojë në stolin e Atalantës në Bergamo, por ka edhe alternativa të tjera sic është Sampdoria nëse ikën Xhampaoli apo Njukasëll.
sfidanti.al