Edhe në Spanjë? Skandal për trukime ndeshjesh

Futbolli spanjoll tronditet nga një skandal i trukimeve të ndeshjeve. Këtë rë martë policia arrestoi disa futbollistë e ish futbollistë të përfshirë në këtë skandal, arrestime që u kryen pas hetimeve për disa ndeshje të dyshuara si të manipuluara në sezonet 2016/17 dhe 2017/18 në Primera dhe Segunda Division. Mes futbollistëve të arrestuar figurojnë ish futbollisti i Realit të Madridit, Raul Bravo që dyshoihej se ishte në krye të kësaj organizate si dhe Borha Fernandez, Karlos Aranda, dhe Inigo Lopez.

Të arrestuarit që janë të gjithë spanjollë akuzohen për përfshirje në organizatë kriminale, korrupsion e pastrim parash. Hetuesit bëjnë të ditur se ata kanë tentuar të manipulojnë të paktën 3 ndeshje mes të cilave ishte edhe ajo mes Hueskës dhe Nastic. Ndërkaq, në median spanjolle u ngritën dyshime edhe për sfidën e fundit të kampionatit që sapo u mbyll mes Vajadodit dhe Valencias, por kjo e fundit reagoi me forcë duke mohuar cdo përfshirje në këtë skandal

Sipas Organit të akuzës, kjo organizatë kriminale siguronte një fitim prej 100 mijë Eurosh për cdo sfidë të manipuluar, ndërkaq mësohet se numri total i të arrestuarve në këtë operacion që policia e kodoi me emrin ‘Oikos’, është 11. Ndërkaq, në selinë e klubit të Hueskës është ushtruar një kontroll nga policia që arrestoi presidentin e klubit Agustin Lasaosa dhe mjekun social Galindo Lanuza.

sfidanti.al