Trajneri i Mançester Junajtidit u ka ka dhënë një ultimatum të veçantë lojtarëve të ekipit të vet në prag të pauzës së shkurtër verore. Në mbledhjen e fundit që ai zhvilloi me futbollistët e vet në dhomën e zhveshjes së ekipit të vet, ai iu drejtua lojtarëve, sidomos atyre që kanë mbipeshë, se, nëse ata nuk do t’i heqin kilogramët e tepërt, atëherë, ata, pa iu thënë ai asnjë fjale, të mbledhin plaçkat dhe të ikin nga klubi.
“Djajtë e kuq” do t’i fillojnë përgatitjet para sezonit të ri më korrik. Trajneri norvegjez u ka dhënë 50 ditë leje verore futbollistëve të vet, por kjo nuk do të thotë aspak që ata të shtojnë në peshë ndonjë kilogram dhe të bien nga forma. Solskjeri ua bëri të ditur qartë futbollistëve të vet se çdokushi prej tyre që do të kthehet me peshë trupore mbi atë të përcaktuarën, menjëherë do të shitet ose do të jepet hua.
Stafi përkatës i Solskjerit ka përgatitur një plan veror ushqimi për secilin futbollist më vete.
Sfidanti.al