Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo kanë një kohë të gjatë që dominojnë në futbollin botëror, duke fituar shumë trofe në karrierën e tyre, por, megjithatë, një futbollist tjetër ka një statistikë të jashtëzakonshme, duke qenë se është vetëm 22 vjeç, dhe ai është Kingsli Koman.
Komani ka shtatë vite që është bërë futbollist profesionist dhe është kampion në Gjermani, ku ai luan me Bajernin e Mynihut. Ai ka filluar të luajë në sezonet 2012/13 dhe 2013-2014 me PSZH-në dhe më pas u shpall kampion ne Juventusin, kurse tani po fiton trofe me Bajernin.
Ky futbollist anësor, siç duket, di t’i zgjedhë ekipet, me të cilët ka fituar trofe dhe atij i ecën jo vetëm në kampionate, por edhe në kupa.
Komani e ndihmoi Bajernin të shtunën e kaluar që të fitonte Kupën e Gjermanisë dhe ajo ishte trofeu i tij i 15-të në karrierën e vet. Ky ishte trofeu i dytë i tij në Kupë, ndërkohë që ai ka fituar edhe Kupën e Italisë, si edhe tre Superkupa në Gjermani, si edhe nga një në Francë dhe Itali, kështu që, po të vazhdojë kështu, ai do të mund të arrijë edhe rekordmenin Dani Alveshin që deri tani ka fituar 42 trofe.
Sfidanti.al