Pyetja më e vështirë për Mbapenë nga fëmija-tifoz: A do qendrosh?

Kilian Mbape është një nga 18-vjeçarët me fatin më të madh në botë, të cilit nuk i mungon asgjë, ndonëse ka shumë pak për të shënuar në librezën e punës. Gjithsesi, edhe një adoleshent, që ndoshta “i merr koka erë shpejt”, mund të vihet në vështirësi. i burrëruar para kohe nga “zanati” si futbollist profesionist, Mbape u ndje me siguri keq, kur një fëmijë e ndaloi ndërsa shkonte me makinë në stërvitje. Tifozi i vogël, i veshur me bluzën e Monakos me emrin e Mbapesë, i kërkoi atij autograf në kapele si dhe besohet se e pyeti: Do të qendrosh me ne, apo do të na braktisësh? Kilian patjetër që e ka gënjyer, ose duke i thënë se do të qendronte, ose duke e kthyer bisedën në diçka tjetër. Ndjenjat e tifozëve, sidomos të fëmijëve, janë të forta, edhe në Principatën e Montekarlos, ku një pjesë e madhe e banorëve janë pikërisht të larguar nga vendet e tyre të origjinës.

Sfidanti.al